Argetimet ne plazhin e Velipojes

Atraksionet turistike te Velipojes jane te panumerta. Ato jane per te gjitha moshat dhe karakteret e njerezeve. Nese doni te shijoni qetesine dhe freskine mund te beni nje piknik ne parkun kombetar apo buze detit per te kaluar pasditen ose mbremje romantike me te afermit tuaj. Nese deshironi te kaloni pushime aktive, mund te beni sporte ujore, zhytje, volejboll ne plazh apo te ngjiteni ne malin e larte per te shijuar pamjen piktoreske. Gjithashtu mund te beni shetitje me varke ne lumin e Bunes, ku mund edhe te peshkoni. Per ju qe doni te shijoni jeten e nates, mbremjet verore ne Velipoje shoqerohen nga tingujt e muzikes se lokaleve te nates. Gjithashtu gjate sezonit Velipoja shnderrohet ne qendren kulturore te muzikanteve dhe artisteve me te njohur vendas dhe te rajonit. Shume koncerte zhvillohen gjate sezonit ne kete plazh. Si keto ka edhe shume aktivitete te tjera qe mund ti bejne pushimet tuaja nje ekperience unike te paharrueshme.