Historia dhe tradita shkodrane

Komuna Velipoje ka filluar te popullohet mbas viteve 60 e te shekullit te kaluar, megjithate te dhenat historike tregojne qe Velipoja njihet si vendbanim qe ne shek. XV, ekzistenca e mogilave (varreza ne forme konike dhe te ndertuara me gure) te gjetura ne Malin e Luarzit dhe ne Majen e Zeze, rrenojat e kishes ne breg te lumit Buna dhe gjetje te tjera arkeologjike e vertetojne me se miri kete fakt.

Vendimi nr.682, date 21.1.2005 qe shpall lumin Buna dhe territoret ligatinore rreth tij "Peisazh ujor/tokesor i mbrojtur", ku bejne pjese ishulli i Franc Jozefit, rezervati i Velipojes, laguna e Vilunit, plazhi i Baks - Rrjollit dhe keneta e Domnit. Ky fakt eshte nje tjeter avantazh per zhvillimin e turizmit ne komunen Velipoje.