Plazhi i Velipojes

Plazhi i Velipojes me brez ranor prej 100m shtrihet ne nje gjatesi prej 14km, qe nga grykederdhja e Bunes, deri ne vendin e quajtur Rana e Hedhun, por vetem nje pjese e ketij plazhi shfytezohet sot nga pushuesit, qe vijne gjate sezonit. Ai eshte nder me te njohurit ne Shqiperi per bukurine e tij, ujin e kristalte, brezin e gjere ranor, per vetite kuruese, si dhe per mikpritjen vendase. Plazhi i Velipojes ofron relaksin dhe argetimin nen rrezet e diellit per tre muajt e sezonit veror.

Sportet ujore dhe argetimet ne reren e plazhit jane aktivitete qe i japin gjalleri ketij sezoni ne kete zone. Ne Velipoje ndodhen disa hotele dhe qendra rezidenciale per pushuesit. Kapaciteti i pergjithshem eshte me shume se 3000 dhoma dhe cdo vit pushojne me mijra turiste.